Zjarri ne rrugen "B", Foto: KALLXO.com

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u dogj garazha e vetura në lagjen "Mati 1"

Një zjarr brenda një veture po dyshohet se ka qenë nismëtar i përfshirjes së një garazheje nga zjarri, në lagjen “Mati 1”

KALLXO.com  ju sjell pamje të vendit të ngjarjes.

Zjarri ne rrugen “B”, Foto: KALLXO.com
Zjarri ne rrugen “B”, Foto: KALLXO.com

Gjithashtu në vendin e ngjarjes siç shihet nga fotografitë kanë dalë edhe ekipet e zjarrëfikësve si dhe policia.
KALLXO.com raportoi në lidhje me këtë rast.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Zëdhënësen e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth ores 14:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se bazuar në të dhënat fillestare nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas Ahmetit, zjarri është lokalizuar, ndërsa për detaje rreth rastit do të njoftojnë me kohë pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.