FOTO: KALLXO.com

Pamje nga vendi i aksidentit ku vdiqën 3 persona

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 në autostradën Prishtinë-Shkup, në pjesën afër fshatit Babush të Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura.

KALLXO.com ka siguruar fotografi dhe video-incizime nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se ën vendin e ngjarjes përveç ekipeve policore janë edhe njësiti i Zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Autostrada në pjesën ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar.

Këto janë pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes.