Pamje nga vendi i aksidentit ku vdiq 21 vjeçarja

Një 21 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pas mesnatës në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga lumi i fshatit në të cilen kishte rënë vetura, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë.

 

Pasagjerja A.A. 21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.

Edhe pesë personave të tjerë të lënduar fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt dhe dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Aksident i rëndë komunikacioni, vdiq një 21 vjeçare