Trazirat në Indonezi

Pamje nga tragjedia në stadiumin e futbollit në Indonezi - VIDEO

Të paktën 174 persona kanë vdekur nga trazirat në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda të stadiumit në botë.

Rreth 180 persona u lënduan gjithashtu në përplasjen pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj rivalëve në stadiumin e mbipopulluar vonë të shtunën në Malang, ishullin e Javas Lindore.

Rrëmuja ndodhi kur policia përdori gaz lotsjellës pasi tifozët u futën në fushë.