Pamje nga Prishtina, Policia angazhohet për të kontrolluar maskat

Qeveria e Republikës së Kosovës sot  ka marrë vendim që të gjitha qytetarët të bartin maska për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë objekteve të tyre të banimit si dhe të mbajnë distancë fizike 2 metra.

Për të parë nësë këto vendime janë duke u respektuar, Policia e Kosovës, ka patrulluar gjatë ditës në sheshet kryesore të kryeqytetit.

Ata kanë ndaluar dhe tërhequr vërjejtje, gjithë qytetarëve të cilit ishin pa maska mbrojtëse.

Qytetari, Gani Beqiri i cili në momentin e ndaljes nga Policia nuk e kishte maskën, tregon për KALLXO.com se pas tërheqjës së vërejtës nga forcat e rendit, e vendosi atë.

“ Policia më thanë që vendose maskën sepse është e domosdoshme, pason denimi nësë nuk e ki, edhe e vendosa”, tha Beqiri

Për dallim nga ditët e tjera sot është vërejtur një numër më i madh i njerzëve duke mbajtur maska.

Një person që nuk do të bartë maskë jashtë shtëpisë së banimit mund të dënohet me 500 euro.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com kryeinspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku.

Sipas Tërshnjkaut sot ka qenë dita e parë e inspektimit për bartjen e maskës dhe sipas tij, inspektorët dhe policia janë habitur me numrin e personave që kanë qenë duke bartur maskë.

Sipas tij, edhe vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është duke u respektuar pothuajse 100 përqind në përjashtim të rasteve të rralla.