Pamje nga personat e maskuar në veri të Mitrovicës

Afër dhjetë persona të maskuar janë parë të jenë përzëntë përball shkollës teknike në veriun e Mitrovicës.

Prezenca e tyre ishte vërejtur edhe dje në këtë pjesë.

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar në këtë zonë, ku prezentë në Lagjen e Boshnjakëve e në pjesën e quajtur “Tre Rrokaqiejt” janë parë edhe Policia e Kosovës.

Po ashtu, në rrugët e Lagjes së Boshnjakëve është parë duke kaluar edhe KFOR dhe EULEX.

Mëngjesin e sotëm ekipi i KALLXO.com është sulmuar nga një grup i personave të maskuar të cilët janë duke qëndruar në rrugët e Mitrovicës Veriore.

Sulmohet ekipi i Kallxo.com në Mitrovicën Veriore (Pamje)

 

Policia e Kosovës dje ka rritur prezencën e tyre në këto pjesë, me qëllim të me qëllim të arritjes së objektivave.

Mbrëmë, pak para mesnatës një ekipë e Policisë është sulmuar me armë në Zveçan.

Në njoftimin zyrtarë është thënë se njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit  Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

“Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë” – tregoi Policia.

Në anën tjetër edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konfirmoi se është shtuar prezenca e zyrtarëve policor.

Ai tha se kjo rritje është vlerësuar si e domosdoshme pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policorë dhe qytetarëve në veri të vendit.