Përmbytjet në Itali. Pamjet: VOA

Pamje nga përmbytjet në Itali - VIDEO

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë disa qytete të Italisë.

Nga përmbytjet janë regjistruar të paktën, 10 viktima dhe disa të zhdukur, raporton VOA. 

Udhëheqësi i rajonit Marke, Francesco Acquaroli, ka thënë në Facebook se ai është duke ndjekur “zhvillimet për këtë krizë meteorologjike shumë serioze, që ka goditur rajonin tonë, si dhe operacionet e shpëtimit”.

Të enjten, autoritetet për mbrojtje civile i kanë paralajmëruar banorët që të strehohen në rajone më të larta, për shkak të rrezikut nga vërshimet.Autoritetet në Ankona kanë thënë se vërshimet janë pasojë e “shirave të vazhdueshëm” në gjithë pasditen e 15 shtatorit.