Policia e Kosovës duke negociuar dorëzimin e të Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e ish gruas së tij | Foto: Rtv 21

Pamje nga ndërhyrja e Policisë në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-gruas së tij

Sot në orët e pasditës, Sokol Halili dyshohet se ka vrarë veten e tij, në kohën kur Policia e Kosovës e ka rrethuar shtëpinë ku gjendej ai.

Sokol Halili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij që ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Vrasja ishte bërë në oborr të QKUK-së, në afërsi të Gjinekologjisë.

Njoftimin për vetvrasjen e Sokol Halilit e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Burime nga KALLXO.com tregojnë se policia ishte duke negociuar dorëzimin e Sokol Halilit përmes babait të tij.