Pamje nga momenti kur FSK gjeti trupin e pajetë të personit që kishte rënë në lum në Klinë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gradës Kombëtare pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin  ku personi me inicialet V.K. është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit, pas  marrjes së informacioneve  për një person të  rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës  kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit.

Në njoftim thuhet se sipas procedurave, trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.

Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lum në fshatin Deiq të Klinës