Pamje nga momenti i shpërthimit të madh në urën e Krimesë

Një shpërthim i fuqishëm në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë, ka lënë të vdekur tre persona, kanë thënë hetuesit rusë.

Viktimat kanë qenë afër një makine kur një kamion-bombë ka shpërthyer, kanë thënë ata, duke rrëzuar një pjesë të segmentit rrugor.

Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014.

Volodymyr Zelenskiy thotë se zyrtarët rusë kanë filluar ta “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë. Presidenti ukrainas mohoi të ketë bërë thirrje për sulme ndaj Rusisë, duke kërkuar që të vendosen sanksione parandaluese ndaj Moskës, në një intervistë për BBC.

Ura 19 km (12 milje) është rrugë e rëndësishme furnizimi për forcat ruse që luftojnë në Ukrainën jugore. Ajo u hap nga Presidenti Putin në vitin 2018 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Rusia thotë se ka rihapur pjesën e padëmtuar të rrugës në urën kyçe që e lidh me Krimenë, e goditur nga një shpërthim mëngjesin e sotëm, raporton BBC.

BBC ka publikuar pamje nga momenti i eksplodimit: