Pamje nga momenti i konfiskimit të aparateve të kazinove – VIDEO

Nën udhëheqjen e Prokurorisë së Gjilanit të premten mbrëma kishte nisur njëri nga operacionet më të mëdha kundër rrjeteve të kontrabandës dhe kazinove.

Cak i operacionit ishin bizneset e kazinove dhe grupet e policëve kufitarë të cilët kanë toleruar kontrabandën dhe aktivitetet kriminale nga ajo zonë.

Deri më tani në operacion janë arrestuar 12 policë dhe mbi 15 pjesëtarë të grupeve të kontrabandës.

Pas arrestimeve dhe para se të bëhej rrënimi i objekteve Policia e Kosovës në bashkëpunim me IKP dhe ATK kanë konfiskuar aparaturat e kazinove që ishin duke operuar ilegalisht në Karaçevë.