Pamje nga Klinika e Infektivës, pas rrethimit nga policia

Pesë pacientë të tjerë dyshohet se kanë vdekur nga coronavirus. Ekipet e KALLXO.com të cilat po qëndrojnë në afërsi të klinikës kanë treguar se policia ka rrethuar gjithë hapësirën me shirita policor.

Policia e Kosovës, më saktësisht Departamenti për Krime të Rënda po heton vdekjet pasi që sipas burimeve të KALLXO.com, ka probleme me funksionim të aparaturaturave të oksigjenit.

Edhe prokurorja kujdestare është në vendin e ngjarjes në Klinikën e Infektivës.

KALLXO.com raportoi se e para orës 2 të mëngjesit kanë qënë katër vdekje të menjëhershme ndërsa një pacient ka vdekur pak më vonë.

Një pacient tjetër sic thonë burime të KALLXO.com është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Vdekjes erdhën si pasojë e komplikimit të shëndetit për shkak të sëmundjeve të tjera pasuese të pacientëve.

Në anën tjetër 178 persona rezultuan pozitiv vetëm mbrëmë.