Pamje nga kamerat e sigurisë, plagosjet në 'Duplex'

4 persona janë lënduar pas një përleshjeje që ka ndodhur dje rreth orës 2:00 të mëngjesit në një lokal nate në kryeqytet.

Në këtë incident janë përdorur edhe armë të zjarrit.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes kishte gjetur 3 armë që dyshohet se janë përdorur në këtë rast.

Të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e përleshjes që çoi në përdorimin e armëve.

KALLXO.com ka siguruar pamje ekskluzive nga ky incident.

Në pamje shihet personi me setër ngjyrë krem tek afrohet te sigurimi ndërsa pas një diskutimi nxjerr revolen dhe qëllon në drejtim të pjesëtarëve të sigurimit.

Njëri nga ta nuk largohet dhe këtu fillon përleshja edhe me grushte.