Pamje nga inspektimit - Dezinfektuesi blihet 4 euro, shitet 7 euro

Pas gjendjes së krijuar në Kosovë për shkak të coronavirusit, të shumta janë rastet e rritjes së çmimeve, veçanërisht të produkteve higjienike.

KALLXO.com ka ndjekur sot një aksion të ATK-së, ku janë kontrolluar barnatoret për shitjen e dezinfektuesve.

Në njërin nga kontrollet është verejtur se çmimi i dezinfektuesit në blerje është 4 euro, ndërsa në shitje është 7 euro.

Administrata Tatimore e Kosovës ka nisur kontrollet nëpër biznese të ndryshme.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.
Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.
Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.