Xhami i krisur i autobusit të sulmuar në Serbi

Pamje nga autobusi i sulmuar në Serbi (FOTO)

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë raportohet se është sulmuar në territonin e Serbisë.

Lajmin e konfirmuar për KALLXO.com kompania, autobusi i të cilës është sulmuar.

“Lajmi është i vërtetë, njëri prej autobusëve tanë që janë nisur sot nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është sulmuar në territorin e Serbisë” – thuhet në përgjigjen e kompanisë “Fadili Tours” për KALLXO.com.

Nga kompania kanë treguar se nuk ka asnjë person të lënduar nga sulmi.

Pronari i kompanisë “Fadili Tours”, Fatmir Hajdari, ka thënë për KALLXO.com se do të merren me procedura dhe më pas autobusi do të vazhdojë rrugën.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi një 32-vjeçar qëlloi me armë dy të rinj serbë në Shtërpcë, njëri 11-vjeçar dhe tjetri 21-vjeçar.

Më poshtë gjeni fotografi të autobusit të sulmuar.