Karaçevë - 18.09.2020, Foto:Adelinë Ahmeti- KALLXO.com

Pamje nga arrestimet në Karaçevë

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin në kazinot të fshatit Karaçevë të Kamenicës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku po zhvillohet aksioni.

Në fotografi shihet një numër i madh i pjestarëve të Policisë së Kosovës të cilët po kryejnë bastisjet.

Inspektoriati i Policisë së Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të policisë si të dyshuar për lidhje me kazinotë ilegale në fshatin Karaçevë.

Karaçevë – 18.09.2020

Nuk dihet ende se sa persona janë arrestuar deri më tani.

Karaçevë – 18.09.2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e Kuvendit të Kosovës sot ka premtuar mbylljen e kazinove në Karaçevë.

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon së bashku me Prokurorinë e Shtett dhe Inspektoratin Policor të Kosovës në Karaqevë, zonë kjo e cila njihet për kazino.

KALLXO.com mëson se në operacionin policor kanë ardhur edhe zyrtarë të ATK-së të cilët janë duke kryer kontrolle të aparaturave të lojrave të fatit.
Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

Veliu ka thënë se për mbylljen e kazionve në Karaçevë ka kërkuar që të ndërmerret një aksion në muajin shkurt por se këtë nuk e ka përkrahur Albin Kurti.

“Unë në shkurt kam kërkuar që të ndërmarrim aksion por këtë aksion nuk e ka përkrahur shefi juaj (Albin Kurti), tani nuk e kam asnjë pengesë dhe atë punë do ta bëjë do të dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.

Shkatërrohet rrjeti i kazinove në Karaçevë – FOTO