Pamje në Prishtinë: Eskorta e qeveritarëve qarkullon në kahje të kundërt në rreth-rrotullim

Disa vetura të Policisë së Kosovës të cilat shoqërojnë një makinë Audi e cila përdoret për eskorta të liderëve të lartë të shtetit janë filmuar derisa qarkullojnë në kahje të kundërt në rreth rrotullim.

Pamjet janë në hyrje të Prishtinës, tek ‘Rrethi i Flamurit’.

Bashkë me eskortën e Policisë duke qarkulluar në kahje të kundërt shihet edhe një veturë zyrtare.

Veturat e Policisë shihen derisa lëvizin në kahje të kundërt në rrethrrotullim në kundërshtim me rregullat e trafikur rrugorë dhe derisa e bëjnë këtë japin edhe sinjale me alarme.

Për më shumë mund t`i ndiqni pamjet e dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com.