Pamje – Momenti kur Policia arreston të dyshuarin për detyrim në Prishtinë

Policia e Kosovës ka realizuar më 16.09.2024 një operacion në Prishtinë nën dyshimet se një person ka kryer veprën penale të detyrimit.

Sipas njoftimit, i dyshuari përmes formave të ndryshme të kanosjes ka tentuar që ta detyrojë viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës.

Policia gjatë kontrollit ka sekuestruar dy armë zjarri dhe dëshmi të tjera.

“Me datë 16.09.2024 njësitë e lartcekura policore kanë zbatuar një urdhër-kontrolli në vendbanimin e një personi të dyshuar për veprën penale të detyrimit, me ç’rast gjatë zbatimit të këtij urdhër kontrolli janë sekuestruar 2 armë dhe dëshmi tjera të rëndësishme përmes të cilave provohet ekzistimi i dyshimit për kryerjen e veprës penale të detyrimit”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë.

Policia ka publikuar pamje të operacionit policor.

www.kallxo.com