Pamje - Momenti i rrëzimit të aeroplanit me 99 pasagjerë në Pakistan

Nga aksidenti i aeroplanit i kompanisë shtetërore Pakistan International Airlines, humbën jetën 97 persona dhe vetëm dy pasagjerë mbijetuan.

Xhirimet nga një kamerë e sigurisë tregojnë momentin kur aeroplani rrëzohet mbi shtëpitë dhe shpërthen në flakë të mëdha.

Aeroplani Airbus A320 kishte 99 persona në bord dhe u rrëzua të premten. Ai shkatërroi të paktën 25 shtëpi dhe shkaktoi zjarre dhe kaos në lagjen e banimit.