Pamje - Masat e qeverisë ndaj coronavirusit në veri

Masat e ndërmarra nga autoritetet e Kosovës lidhur me luftën për parandalimin e virusit CoVid-19 janë duke u zbatuar edhe në veriun e Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com sot ka qëndruar në 4 komunat veriore të Kosovës: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut sot nuk kishte lëvizje të veturave dhe njerëzve, dyqanet në këtë lagje ishin të mbyllura ashtu siç po shihen edhe në pamje.

Lëvizje të pakta si në qytete e tjera të Kosovës shihen edhe në dy qytetet tjera të veriut Zveçan e Leposaviq, e po ashtu edhe në Zubin Potok.

Ditën e djeshme qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalim e lëvizjes së qytetarëve nga ora 10:00 deri në orën 16:00 e po ashtu nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.