Pamje - Lumi në qendër të Shtimes i mbushur përplotë me bërllok

Reshjet e shiut  në ditët e fundit përpos që kanë shkaktuar dëme materiale, kanë nxjerrë në pah edhe bërllokun e deponuar në lumenjtë dhe liqejtë e Kosovës.

Në një video të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar vërehet bërllok i madh në një lum në qendër të qytetit të Shtimes.

Nga pamjet e ujit të ndotur të lumit shihet se si bërlloku ka “uzurpuar” një pjesë të madhe të ujit.