Pamje: Lufta kundër 'fallit" dhe 'shërimit popullor' në Prizren

Hetimet e Prokurorisë për të penguar “mjekët popullorë” dhe fallxhinjtë në rrethin e Prizrenit janë tema e edicionit të kësaj jave të “Drejtësia në Kosovë”.

Reportazhi flet për përgjimet e Prokurorisë dhe reagimin në ndalimin e mashtrimit të qytetarëve nga “mjekët popullorë”.

Dy prokurorët e Prizrenit të vënë në krye të hetimit zbardhin detaje nga hetimi e po ashtu të dhëna për veprimtarinë që sipas tyre është ilegale.

Në emision shfaqen edhe pamje nga pajisjet dhe mjetet e përdorura nga fallxhinjtë për të bindur qytetarët.

Pjesë e emisionit janë edhe rezultate nga hetimet financiare dhe konfiskimi i qindra mijëra eurove pasuri nga të dyshuarit që merreshin me fall.

Në rajonin e Prizrenit është arrestuar “Burdushi”, i cili është dënuar me një vit burg ndërsa ai është riarrestuar në korrik të këtij viti me të njëjtat pretendime.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com.