Pamje: Kontrolli i ATK-së në biznesin e Mitrovicës për punëtorët e paregjistruar

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet e një kontrolli të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë në një biznes që kishte punëtorë të paregjistruar apo të palajmëruar.

Drejtori i ATK-së në Mitrovicë, Besim Halili, informacionet se disa biznese kanë punëtorë të paregjistruar dhe disa të tjera nuk lëshojnë kuponë fiskalë i ka bartur te vartësit e tij.

“Ju kam ftuar në këtë takim sepse kemi disa informacione për një biznes i cili ka disa punëtor të pa regjistruar, informacionet që kemi duhet të verifikohen në teren është një biznes që ka numër të madh të punëtorëve por që informatat janë që ka punëtorë të pa lajmëruar të pa regjistruar gjë që paraqet shmangie tatime dhe shkelje të drejtave të punëtorit”, thotë Halili.

“Për këtë arsye ju kam ftuar në takim që ne si ATK sot të veprojmë dhe ta konstatojmë gjendjen reale te ky tatimpagues”, ka thënë Halili.

“Jemi duke shkuar për ta kryer një vizitë te një tatim pagues në regjionin e Mitrovicës. Sipas disa informatave që kanë dhënë qytetarët apo punëtorët te BIRN-i, ata kanë deklaruar se ky tatimpagues ka punëtorë pa kontrata dhe të paregjistruar që nuk u paguhet tatimi dhe kontributet pensionale”, ka thënë Bajram Tupella, inspektor i ATK-së në Mitrovicë.

Informacioni doli të jetë i saktë, inspektorët gjetën 4 punëtorë pa kontrata te ky tatimpagues.