Pamje - Komandot e FSK-së pjesë e ushtrimeve të garës ‘Cambrian Patrol 2022’ me ushtarë britanikë

Ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në ushtrimin “Cambrian Patrol’2022”.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Siç ka njoftuar ministri, ushtrimi “Cambrian Patrol” është gara më e famshme patrulluese e Ushtrisë Britanike dhe mbi 100 forca aleate të saj, e cila mbahet në Uells nga 07-16 tetor 2022.

Ndërkaq thotë se qëllimi i këtij ushtrimi është të ofrojë një ushtrim sfidues patrullimi të klasit botëror në mënyrë që të përmirësojë aftësinë operacionale.

“Kjo ngjarje ka evoluar në një stërvitje me kosto efektive dhe të gatshme që oficerët komandues mund ta përdorin për të konfirmuar standardet bazë të trajnimit të ushtarëve të tyre, në përgatitje për operacionet e ardhshme. Është i përqendruar në mision dhe i bazuar në skenar, me role të ndryshme tejët sfiduese në veprime taktike luftarake”, ka shkruar ministri Mehaj.

FSK, Foto:Armend Mehaj Facebook
FSK, Foto:Armend Mehaj Facebook
FSK, Foto:Armend Mehaj Facebook
FSK, Foto:Armend Mehaj Facebook