Pamje, këto pajisje po i instalon policia në Bërnjak

Në kolonën me afër 10 kamionë janë parë të ngarkuara blloqe betoni, gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera.

Kallxo.com ju sjellë pamje ekskluzive nga aksioni i Policisë për ngritjen e një baze të re në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Kamionë të shumë të ngarkuar me pajisje të ndryshme janë përcjellë në vazhdimësi nga njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Kjo bazë e cila po instalohet pritet që të shërbejë për Policinë Kufitare.

Kallxo.com raportoi pak më parë për aksionin e nisur në orët e para të mengjesit të sotëm.

Specialët në veri sigurojnë vendosjen e bazës në Bërnjak- Pamje