Pamje - Kamioni kalon mbi pengesat e vendosura nga Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës që disa ditë ka filluar me vendosjen e pengesave të cilat kufizojnë shiritat për kyçje në rreth-rrotullime.

Por, ato si duhet nuk po respektohen nga disa pjesëmarrës në komunikacion.

Një video të cilën e ka shpërndarë faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook shihet se si një kamion kalon mbi pengesat e vendosura nga Komuna e Prishtinës e cila qeveriset nga kryetari Shpend Ahmeti.

 

Sot gjatë ditës, drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, njoftoi se kanë gjobitur një pjesëmarrës tjetër në komunikacion, i cili nuk i kishte respektuar këto pengesa.

“Falënderojmë qytetatët për ndihmën e madhe që po i bëjnë Inspekonit, përmes fotografive dhe videove në kohë reale. Në të kundërtën, do të ishte e pamundur të identifikohen keqbërësit. Gjoba e pret secilën kompani dhe secilin shofer që shkakton dëme të tilla, në momentin e parë që identifikohet!”, ka shkruar ai derisa ka publikuar gjobën prej 100 eurove nga inspektorët.

Edhe raste të tilla po shohim këto ditë…Falënderojmë qytetatët për ndihmën e madhe që po i bëjnë Inspekcionit,…

Publiée par Adonis Tahiri sur Lundi 15 juin 2020