PAMJE - Instituti i Mjekësisë Ligjore bartë trupat e pajetë nga Klinika e Infektivës

Instituti i Mjekësisë Ligjore është parë duke bartur trupa të pacientëve të cilët dyshohen se kanë vdekur nga coronavirus, në Klinikën e Infektivës.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron në afërsi të Klinikës Infektive po raporton për bartjen e pacientëve të vdekur nga IML.

Vetëm sot sipas burimeve të KALLXO.com po dyshohen se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.

KALLXO.com vazhdimisht po raporton për ngjarjet të cilat po zhvillohen në Klinikën e Infektivës.

Kjo klinikë është rrethuar nga shiritat policor për shkak se po kryhen disa hetime nga ana e prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

Burimet e KALLXO.com kanë thënë se prezenca e policisë është për shkak të dyshimeve të vdekjes dhe funksionimin e aparaturave të oksigjenit.

Pamje nga Klinika e Infektivës, Foto: KALLXO.com