Pamje gjatë rrënimit të kazinosë në Karaçevë – VIDEO

Gjatë gjithë mbrëmjes për rreth 12 orë në Karaçevë ka pasur arrestime, konfiskime dhe rrënime në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës.

12 zyrtarë Policor dhe dhjetëra pjesëtarë tjerë të grupeve kriminale janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe IPK-ja.

Pas arrestimeve dhe konfiskimeve të të gjitha aparaturave që ishin brenda kazinove, përfundimi i aksionit u përmbyll me rrënimin e objekteve ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme.

Karaçeva është konsideruar një zonë e paprekur nga organet e rendit të Kosovës për shkak që e njëjta është nën mbikëqyrje të KFOR-it por mbrëmë in stitucionet e kosovës treguan se kjo zonë nuk është më e paprekshme ndërsa u rrënuan 12 objekte të cilat funksiononin si kazino ilegale në këtë pjesë.

Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku duke folur lidhur me rastin, ka thënë se aksioni i mbrëmshëm ka qenë  rezultat i një  punë  afër 1 vjecare dhe nuk ka pasur të  bëjë  me deklaratat e askujt.