Pamje gjatë bastisjes së Policisë në shtëpinë e përdoruesit të narkotikëve

Këtë javë në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, janë paraqitur pamje nga arrestimi i një të dyshuari në Prizren për posedim të narkotikëve.

Në filmime shihet kur policia gjen të dyshuari për posedim të narkotikëve në afërsi të një shtëpie, dhe tek i njëjti policia gjen substancë narkotike.

Pas arrestimit të të dyshuarit, policia vazhdon në drejtim të shtëpisë së tij.

Pas arritjes në shtëpi, i dyshuari i prangosur pyetet nga zyrtarët policor nëse brenda shtëpisë ka substanca narkotike, por i njëjti me shumë siguri e mohon se ka narkotik brenda shtëpisë së tij.

Në filmimi është paraqitu edhe bastisja të cilën policia e bëërë brend shtëpisë, ku në kulmi e shtëpisë së të dyshuarit, gjenë substanca të dyshuara narkotike.

Substanca e dyshuar konfiskohet nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rubrikën e plotë “Policia”, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.