Pamje – Gjakovë, zjarri kaplon bregun e një rrugice

Në fund të rrugës ‘14 Qershori’ në Gjakovë, ka shpërthyer një zjarr.

Në fund të kësaj rruge është një rrugicë, ku para pak qastesh është kapluar nga zjarri.

Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u mundur që ta shuajnë zjarrin.

Përreth kësaj rruge ka drunj, e duke mos përjashtuar edhe mbeturinat.

Kjo pjesë e rrugicës, gjithmonë ka pasur probleme me hedhjen e mbeturina të ndryshme, të cilat nuk dinë të ndalen.

Ndezja e zjarrit, tymi, era e shuarja e tij kanë krijuar një erë shumë të keqe. E gjithë kjo sepse aty është janë hedhur gjëra të ndryshme sikurse plastika, bari, mbetje të ushqimeve të panevojshme etj.

Në këtë pjesë kalon edhe lumi Krena.