Ilustrim

Pamje ekskluzive të bastisjeve të lokaleve të lojërave të fatit në Vushtrri

Policia e Kosovës po kryen bastisje në pesë lokacione në qytetin e Vushtrrisë.

KALLXO.com sjell pamje ekskluzive të zbulimit të lokaleve të lojërave të fatit gjatë operacionit të gjerë të Policisë së Kosovës.

Siç shihet në videot e siguruara nga KALLXO.com, lojërat zhvilloheshin përmes kompjuterëve të thjeshtë.

Në lidhje me bastisjen Policia e Kosovës ka thënë se po punohet për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se në këtë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndërsa detaje tjera tani për tani nuk mund te bëhen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, tha Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi edhe më parë se pesë lokacione në qytetin e Vushtrrisë kanë qenë cak i batisjeve nga Policia e Kosovës.

Arsyeja e bastisjeve kanë qenë lojërat e fatit. Lojërat e fatit janë ilegale pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të këtyre lojërave për 10 vjetët e ardhshme.

I gjithë operacioni është ndërmarrë pas filmimeve të siguruara të KALLXO.com të cilat më pas i janë dërguar Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për mbylljen e bastoreve të cilat po vepronin kundërligjshëm në Kosovë.

Foto: Policia aksion masiv në Vushtrri

Gjithashtu në shumë emisione të Drejtësia në Kosovë janë transmetuar pamje ekskluzive nga zbulimet e bastoreve ilegale në disa qytete të Kosovës.