Pamje ekskluzive: Prodhimi i kriptovalutave në veriun e Mitrovicës - LIVE

Në emisionin e sotëm “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për dyshimet e mbylljes së një lënde në Prokurorinë e Mitrovicës për një të ri, i cili u kap nga Policia me pajisje për prodhimin e valutave digjitale.

Pse Prokuroria në Mitrovicë nuk e kishte njoftuar Doganën e Kosovës për të konfiskuar pajisjet e kapura në Leposaviq?

Cili është shpjegimi i prokurores së rastit se një 26-vjeçar anipse pa dokumentacion për pajisjet e prodhimit të valutave digjitale u lirua?

Sa është importi i pajisjeve për prodhimin e valutave digjitale dhe në cilat vite u importuan miliona euro?

Sonte do të transmetohen edhe dëshmi që sigurojnë se në veri të Kosovës po prodhohen valuta digjitale duke shpenzuar miliona energji elektrike.

Banorët e lagjes Suhodoll në hall prej pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta pasi po dëmtohen trafot që shpërndajnë energji elektrike.