Pamje ekskluzive brenda burgjeve në kohën e virusit

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ do të ndiqni reportazhin për mënyrën e menaxhimit të burgjeve të Kosovës në kohën e pandemisë COVID-19.

Si ndodhi që dy gardianë të Burgut të Mitrovicës të dalin pozitiv me ketë virus?

Çka thonë të burgosurit në burgjet e Kosovës për rrezikun e infektimit me virusin që ka kapluar gjithë botën?

A kanë mungesë të mjeteve mbrojtëse gardianët?

Pse avokatët ankohen për mungesë pastërtie në qendrat e paraburgimit?

Ndiqni pamjet ku shihen mungesa e dorëzave dhe maskave te të burgosurit në burgjet e Kosovës, dhe si e shpjegon këtë drejtori i shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi.

Në fund të këtij emisioni mund ta ndiqni rubrikën “Policia” me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, për ndalimin e veturave që e shkelin orën policore.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe Live në KALLXO.com dhe Gjirafavideo ndërsa repriza të hënën në mesditë.