Pamje ekskluzive: Arrestimi i personit që kërcënoi prokuroren Drita Hajdari

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” këtë javë, janë shfaqur pamje ekskluzive të arrestimit të personit të dyshuar për kërcënimin ndaj prokurores speciale Drita Hajdari.

Me 11 janar, prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari ka raportuar në polici se përmes rrjeteve sociale ka pranuar mesazhe kanosëse.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”, zyrtarë të policisë tregojnë se si hetuesit në terren kanë arritur ta identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast.

Hajdari është prokurorja në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar janë Adem Grabovci dhe të tjerët.

Të gjithë të akuzuarit në këtë rast janë liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Prokurorja Hajdari  ka folur në thellësi lidhur me lëndën “Pronto”, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’

.