Pamje e turpshme, hedhë mbeturinat nga makina (VIDEO)

Një qytetar është xhiruar në një rrugë në Kosovë, teksa nga makina në ngasje e sipër gjuan një qese me mbeturina në mes të rrugës.

Në një video që ka ardhur në adresë të KALLXO.com, shihet se ngasësi derisa është duke drejtuar makinën, gjuan një qese me mbeturina.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, është incizuar nga pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.