Foto: KALLXO.com
Pamje - Droga në Pejë, vendi ku dyshohet se kanë qëndruar personat e dyshuar
27.9.2024 - 11:23
Mbi një ton drogë është sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë më 27.09.2024.
KALLXO.com mëson se droga është gjetur në fshatin Sferkë, në afërsi të fshatit Kliçinë.
Nga vendi i ngjarjes, KALLXO.com ka siguruar pamje ku dyshohet se kanë qëndruar personat e dyshuar për këtë rast.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.