Foto: KALLXO.com

Pamje - Disa bashkatdhetarë që i shpëtuan aksidentit në Kroaci arrijnë në Kosovë

Disa nga bashkatdhetarët të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci, janë kthyer sonte në Kosovë me aeroplan.

KALLXO.com po qëndron në Aeroportin e Prishtinës.

Afër daljeve të aeroportit kanë shkuar edhe familjarët e mërgimtarëve të cilët po presin të takojnë më të dashurit t e tyre.

Në orën 11:00 është thirrur edhe një konferencë për media nga Qeveria e Kosovës.

Më 25 korrik, 10 bashkatdhetarë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit në Kroaci, pasi autobusi humbi drejtimin.