PAMJE - Diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomojnë  liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj ka shkruar se “së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm!”.

“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në  nivelin taktik.  Forca drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar ministri Mehaj në rrjetin social “Facebook”.