Pamjet nga vendi i ngjarjes - Digjet një kamion në Prishtinë

Pamje - Digjet një kamion në Prishtinë

Një automjet është përfshirë nga flakët sot në “Rugën B” në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes në adresë të KALLXO.com.

 

Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet”, tha Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se nga ky incident përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.