Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook

Pamje - Demolohen mbi 1 mijë municione eksplozive që u gjetën në 'Parkun e Lirisë' në Ferizaj

1 mijë e 447 municione eksplozive janë eliminuar pasi ishin gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në “Parkun e Lirisë” në Ferizaj.

Asgjësimi i këtyre municioneve është bërë në një operacion të përbashkët të ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it amerikan dhe KFOR-it ukrainas.

Në një njoftim të FSK-së, është thënë se operacioni i demolimit është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së në fshatin Babaj Bokës të komunës së Gjakovës.

Tutje është thënë se kompania e Deminimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar do të vazhdojë deri në asgjësimin e gjitha municioneve eksplozive që rrezikojnë jetën e qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Më poshtë shihni pamjet nga demolimi i eksplozivit:

Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook
Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook
Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook