Pamje - Dëmet që shkaktoi shiu në fshatin Stanovc të Vushtrrisë

Reshjet e sontme të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të komunës së Vushtrrisë.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar sonte në fshatin Stanovc i Epërm i Vushtrrisë, ku ka patur vërshime të mëdha.

Banorët kanë rrëfyer për dëmet që u janë shkaktuar nga vërshimet që kanë ndodhur si pasojë e të reshurave të shiut.

Banorët kanë treguar për KALLXO.com se edhe herave të kaluara kanë patur probleme më vërshimet, por se kësaj radhe dëmet janë më të mëdha, pasi niveli i ujit ishte më i madh.

Uji siç shihet në pamje ka hyrë brenda shtëpive dhe brenda automjeteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

LIVE – Përmbytjet në Vushtrri

LIVE – Përmbytjet në Vushtrri

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 18 août 2020

Kujtojmë se kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri pak më parë ka kërkuar ndihmën e qeverisë pas situatës së krijuar nga vërshimet në disa fshatra të kësaj komune.