Pamjet pas diegjes së autojeteve në Prishtinë, 15 janar 2022

Pamje - Dëmet e shkaktuara nga automjetet e djegura në Prishtinë

Një kamion dhe tri vetura u përfshinë nga zjarri gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Sipas Policisë, deri më tani është raportuar për një të lënduar.

KALLXO.com ka pranuar disa pamje pas shuarjes së zjarrit, në të cilat shihen dëmet që janë shkaktuar tek automjetet.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se dyshohet që zjarri kishte filluar nga kamioni, tymi dhe zjarri i të cilit ka prekur më pas edhe tri vetura tjera.

Pamje – Katër vetura përfshihen nga zjarri në Prishtinë