
Pamje - Breshër në disa zona në Kosovë
28.5.2022 - 20:32
Shiu që ka rënë në orët e para të mbrëmjes në vendin tonë është përcjellë me rrëbeshe breshëri. Pamjet që qytetarët i kanë dërguar në adresë të KALLXO.com tregojnë për breshërin që ka rënë në disa fshatra të Malishevës.
Shiu i rrëmbyeshëm ka rënë edhe në Skenderaj, pamjet që vijnë nga atje tregojnë se rrugët janë mbushur me ujë.
Po ashtu në disa fshatra ka rënë edhe breshër.