Pamje - Breshër me grumbuj në disa fshatra të Skenderajt

Breshër i madh ka rënë në shumë vendbanime të Kosovës. Pamjet që qytetarët i kanë dërguar nga disa fshatra të Komunës së Skenderajt tregojnë që ka rënë breshër për ta larguar me lopata.

Fotografitë e fundit vijnë nga fshatrat Kllodernicë dhe Vitak të Komunës së Skenderajt.

Breshër ka rënë edhe në shumë komuna tjera dhe dëmet konsiderohen shumë të mëdha në kulturat bujqësore.

Pamje – Breshër në disa zona në Kosovë