Aksioni i Policisë në veri - 28.05.2019 - KALLXO

Pamje - Aksion i gjerë i Policisë kundër kontrabandës në veri

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës ka nisur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje ku shihen njësi të shumta të Policisë së Kosovës.

Alarmi është ndezur në pjesën veriore pasi njësitë e Policisë kanë arritur në pjesën veriore.

KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të gjerë kundër kontrabandës.

 

 

Ju kujtojmë se javë më parë, emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimet ekskluzive të cilat dëshmuan se kontrabanda në pjesën veriore të vendit vazhdon ta sfidojë taksën prej 100% të vendosur ndaj mallrave nga Serbia.

Rrjetet shqiptaro-serbe të kontrabandës në veri

.