Pamje - Aksident trafiku në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata

Kolona të gjata të veturave janë krijuar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se si aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë), e cila ka marrë tretman mjekësor.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.