Pamje - Aksident në magjistralen Pejë - Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Kijevë, në magjistralen Pejë – Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në vend të ngjarjes është parë autoambulanca.

KALLXO.com ka telefonuar zëdhënësin e Policisë në Pejë, Fadil Gashi, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për këtë rast.