Pamje - Aksident i rëndë trafiku në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Zyrtari policor ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë.

“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti. Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë Kelani.