Pamje: 51 vjeçari nga Kavaja shitës i Kokainës

Policia e Shqipërisë ka zbuluar se njëra nga drogat më të shtrenjta dhe më të rralla është duke u shitur rrugëve të qytetit të Kavajës.

Në një operacion të zhvilluar mbrëmë policia ka sekuestruar 27 doza kokanië 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet ndërsa është arrestuar personi i cili dyshohet se ishte shitësi i drogës.

“Si rezultat i operacionit , në një lokal në Pedonale të qytetit Kavajë , shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë” thuhet në njoftimin e policisë.