Palmer: Populli zgjodhi partitë me parime kundër korrupsionit dhe për zhvillim ekonomik

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka mbajtur një fjalim gjatë qëndrimit në Kosovë.

Palmer ka folur për procesin zgjedhor të 6 tetorit.

Sipas tij, votuesi kosovarë ka zgjedhur partitë që i kanë shprehur qartë parimet kundër korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik.

“Zgjedhjet e mbajtura në fillim të tetorit kanë vërtetuar rëndësinë e garës zgjedhore dhe të zërit të popullit. Është e qartë që opinioni publik në Kosovë ka votuar për ndryshim dhe duke që votuesit zgjodhën partitë që shprehin parime të qarta kundër korrupsionit dhe për zhvillim ekonomik”, tha Palmer.

Emisari amerikan për Ballkanin ka deklaruar në mes tjerash se sytë e botës do të jenë mbi Qeverinë e re, e cila duhet të merret edhe me prioritetet e brendshme edhe me ato të jashtme.

“Sytë e botës do të shikojnë se çka do të bëjë  qeveria e re e Kosovës. A mund të merret me prioritet e brendshme të krijuara nga populli derisa të merret me sfidat ndërkombëtare? SHBA shpreson të shohë një qeveri të gatshme që t’i adresojë edhe sfidat e brendshme dhe të jashtme”, është shprehur Palmer mes tjerash.